MIRËSEVINI NË "PRO-REN"
O rdinanca specialistike Pro-Ren, ofron shërbime specialistike nga lëmia e urologjisë. Funksionon që nga viti 2001 dhe është pasuese e Poliklinikës “Pro-ren”, e themeluar në vitin 1992. Udhëhiqet nga Dr. Sci. Isa Haxhiu.
PROFILI I MJEKUT
Dr. Sci. Isa Haxhiu është specializuar në lëmine e Urologjisë në Lubjanë (Slloveni) , me 1989. Ka kryer studimet pas diplomike në Zagreb , ka magjistruar në vitin 1999 në Prishtinë , me temën: Incidenca e Urolitiazës tek anomalitë e traktit urinar. Ka doktoruar në vitin 2002 me temën: Patomorfologjia e urolitiazës në Kosovë.
Punon në SHSKUK që nga viti 1983 dhe udhëheqë repartin B të Klinikës së Urologjisë. Ka qenë pjesëmarrës i UQK-së- Kirurg në Spitalin e Mullopolcit, ZONA OPERATIVE E NERODIMES dhe njëri nga themeluesit e Spitalit rajonal të Ferizajt. Pas luftës ka ushtruar detyrën e drejtorit të QKUK-së dhe Kirurgjisë gjatë mandatit të Qeverisë së përkohshme të Kosovës.


SHËRBIMET E OFRUARA
SHËRBIME
- Bëjmë diagnostikimin dhe trajtimin e gurëve në veshkë dhe uretër
- sëmundjeve të fshikëzës urinare dhe prostatës
- infeksioneve urinare
- sëmundjeve malinje të traktit urinar
- infertilitetin mashkullor; impotencën etj.
- Ndërhyrjet e vogla kirurgjikale: trajtim dhe qepje te plagëve, ekscizion i lipomave dhe ateromave; dezinkarnim etj.
EKZAMINIME DHE INTERPRETIME
- Ultrasonografi të veshkave, uretereve, fshikëzës urinare, prostatës dhe testiseve
- Cistoskopi të uretres dhe fshikëzës urinare
- Interpretimi i analizave laboratorike: hematologjike, mikrobiologjike dhe spermogramit
- interpretimi I analizave radiologjike: urografisë intravenoze, CT urografisë, MRI të urotraktit
Ordinimi i terapisë dhe këshillave mjekësore për sëmundjet urologjike:
- Urolitiazë (gurë në veshkë , ureter, fshikëz urinare)
- Sëmundjet onkologjike urologjike ( tumoret e veshkave, uretereve, fshikëzës urinare, prostatës dhe testiseve)
- Infeksionet urinare
- Infertiliteti mashkullor
- Impotenca ( disfunksioni erektil)
- Fshikëza neurogjene ( eneureza , inkontinenca)
- Cirkumcizionet (synetia) dhe trajtimi I fimozave dhe parafimozave
- Intervenimet e vogla kirurgjikale: përpunimi dhe fashimi i plagëve, qepja e plagëve, ekscizioni i tumoreve sipërfaqësore ( lipomave, ateromave), mjekimi I kondilomave (elektrokauterizimi), dezinkarnimi I thonjve etj.
- Instilimi intravezikal i barit tek sëmundjet malinje të fshikëzës urinare
PËR TERMINE NA KONTAKTONI NË
Tel: +383 (0) 44 205 681
Orari i punës: E hënë – E shtunë 15:30 - 19:15
Nëse keni pyetje, na shkruani, ne do të ju përgjigjemi sa më parë.
Lokacioni
Pro-Ren
- Përballë nënkalimit, 70m në brendi të rrugës Nazmi Uksmajli.
Ferizaj 70000
Orari i punës:
E hënë – E shtunë
15:30 - 19:15